Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u mirëprit në Kanada nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Otavës, Mark Sutcliffe. Bisedimet u ndalën në krijimin e një kalendari kulturor të përbashkët mes dy qyteteve, për të përforcuar edhe më shumë lidhjen mes dy komuniteteve.