Tajvani po përgatitet për luftë dhe një zyrtar i lartë i ishullit paralajmëron se Kina po planifikon një ofensivë të papritur. Ministri i Jashtëm Joseph Ëu është i shqetësuar se një sulm i afërt kinez është i pashmangshëm pasi presidenti Xi Jinping vazhdon të frymëzohet nga pushtimi i Ukrainës nga miku i tij Vladimir Putin. Kina ka vigjiluar rreth Tajvanit për dekada dhe tani duket se kërcënimet për pushtim të ishullit, janë më të afërta se kurrë. Pekini e konsideron ishullin që vetëqeveriset, pjesë të Kinës, dhe ëhstë zotuar të marrë Tajvanin edhe me forcë nëse është e nevojshme