Autoritetet tajlandeze lëshuan një paralajmërim për të gjithë banorët që të mos dalin nga banesa pasi vendi është përfshirë nga një valë e të nxehtit ekstrem. Temperaturat shkuan deri në 39 gradë celcius, ndërsa niveli i nxehtësisë në kryeqytetin e Bankogut shkoi mbi 52 gradë. "Kujdes: nxehtësia sot është 'jashtëzakonisht e rrezikshme'. Ju lutemi shmangni aktivitetet në natyrë," shkroi departamenti i mjedisit i autoritetit të qytetit të Bangkok në një postim në Facebook.