Top News – Tajfunët britanikë ndjekin avionët rusë / Shkelën në hapësirën ajrore të NATO-s
21/04/2025 11:53

NATO ka ngritur në fluturim dy tajfunë të forcave mbretërore ajrore britanike për të ndjekur avionë rusë spiunazhi dhe avionë ushtarakë mbi hapësirën ajrore aleate. Typhoon-ët u ngritën tre herë, në tre ditë, për shkak të shqetësimeve mbi avionët rusë që niseshin nga Kaliningradi. Një numër avionësh të NATO-s u ngritën nga baza ajrore Malbork për të gjurmuar dhe dëbuar disa avionë të Kremlinit këtë javë. Të martën, Typhoon-ët u ngritën dy herë pasi fillimisht identifikuan avionin sekret spiun të njohur si Ilyushin Il-20M. Më vonë, në të njëjtën ditë ata u përpoqën përsëri të kapnin dy avionë SU-30 që po ashtu kishin dalë nga hapësira ajrore e Kaliningradit. Ky model është një avion luftarak me dy pilotë, sipas faqes së internetit të Forcave Ajrore Mbretërore. Edhe më pas, dy avionë britanikë u ngritën në ndjekje të një tjetër Iliushini Il-20M mbi detin baltik. Tajfunët britanikë janë vendosur në bazën ajrore në Poloni si pjesë e kontributit të zgjeruar të Mbretërisë së Bashkuar në përpjekjet e policimit ajrore të NATO-s mbi Evropën Lindore. Avionët kanë vetëm disa javë që kanë mbërritur në bazë, bashkë me disa avionë nga suedia. Në fillim të prillit, NATO-s iu desh të ngrinte një numër avionësh luftarakë, ndërsa Putin përdori bombarduesit bërthamorë për të lëshuar raketa mbi ukrainë.

Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05