Policia e Tiranës ka vënë në pranga mëngjesin e kësaj të marte një 40 vjeçar, i cili kishte përshtatur tabachinon e tij në pikë trafikimi drogërash të forta. Nga informacionet e marra në rrugë operative për këtë shtetas, specialistët e hetimit të narkotikëve kanë zhvilluar operacionin policor të koduar “Allias”. Burimet bëjnë me dije se Kreshnik Halilaj, 40 vjeç u kap në kushtet e flagrancës në zonën e Alliasit, në një tabachino pranë banesës së tij, ku shiste lëndë narkotike kokainë kundrejt 3500 lekë të rinj për dozë.