Mund të ketë ardhur momenti ta cojmë gjyshin në një azil. Kështu është shprehur opinionistja konservatore Candace Ouen, ish besnike e Donald Trumpit. Fjalë që vijnë menjëherë pasi presidenti amerikan u shpreh kundër Marxhori Tejlor Grin, Taker Karlson, Aleks Xhons, Megan Kelli dhe vetë Ouen, dikur aleatë të tij dhe sot kritikë për sa I takon luftës në Iran. Manjati I kishte quajtur të cmendur, prishës feste dhe budallenj. Do të thonin gjithcka për të fituar pak publicitet falas – tha ai. “Presidenti është cmednur. Kam luftuar në krah të Karlson, Ouens dhe Xhons për të ndihmuar në zgjedhjen Trump dhe tani ai është përfshirë nga deliri duke na sulmuar të gjithëve – është shfryrë Tejlor Grin, ish kongresmene dhe mbështetëse e lëvizjes Maga që tani është në kurs përplasjeje direkte me Trumpin. "Më trishton ta shoh të transformuar plotësisht nga njeriu që ishte dikur", shtoi Alex Jones, duke theksuar se Trump "po e lë Netanyahun ta çojë në rrugë të gabuar. Lufta në Iran është një katastrofë totale, një goditje e madhe për Amerikën".