Top News/ Ta bëjmë Trumpin humbës sërish! Joe Biden fiton bindshëm në Karolinën e Jugut
04/02/2024 14:22

Joe Biden fitoi mbi 95 për qind të votave të numëruara në shtetin e Karolinës së Jugut. Votimi në këtë shtet federal shihet si një provë e suksesit të fushatës së Bidenit, në kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Biden me këtë fitore nënvizoi mbështetjen për një kandidaturë të re. Pas numërimit paraprak të votave, 81-vjeçari në detyrë arriti mbi 96% të votave, njoftojnë mediat amerikane. Sfidanti i tij për nominimin, shkrimtari Marian Ëilliamson, fitoi dy për qind të votave, ndërsa kongresmeni Dean Phillips 1.6 për qind. Biden kandidon për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale në nëntor. Ai nuk ka konkurrencë serioze brenda partisë së tij demokratike. Kjo do të thotë se kandidati i demokratëve, presidenti 81-vjeçar është praktikisht tashmë i vendosur si kandidat në zgjedhjet e ardhshme. Votimi në Karolinën e Jugut shihet si testi i parë i madh i fushatës së tij - edhe për shkak se shteti konservator jugor i SHBA është i banuar me shumë shtetas me ngjyrë, votat e të cilëve janë veçanërisht të rëndësishme për fushatën e Biden në të gjithë vendin. Megjithatë, tek këto grupe të votuesve, ka rezerva jo vetëm për shkak të moshës së shtyrë të Bidenit, por edhe shqetësime për çmimet e larta të konsumit. Siguria në kufirin SHBA-Meksikë ishte gjithashtu një faktor që mund të kishte një ndikim negativ. Kushdo që dëshiron të bëhet kandidat për president të Shteteve të Bashkuara duhet të fitojë fillimisht zgjedhjet e brendshme partiake. Kandidatët më pas zgjidhen zyrtarisht në mbledhjet e partisë në verë. Zgjedhjet presidenciale mbahen në fillim të nëntorit. Nga kandidatët republikanë për president, vetëm ish-presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley janë ende në garë. Trump po dominon tani për tani këtë garë të republikanëve.

Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50
Top News – Nuk ndodhte prej shekujsh/ Izraeli ndalon meshën katolike në Varrin e Shenjtë
30/03 11:50
Top News – Baste për luftën. Majori izraelit përdori sekrete hetimore në Polymarket
30/03 11:46
Top News – Raketa drejt Izraelit. Fronti i ri i luftës, Huthët sulmojnë sërish
30/03 11:27
Top Channel/ Presidenti sirian në Berlin, Sharaa në Gjermani mes luftës dhe rikthimit të refugjatëve
30/03 11:12
Top Channel/ Lufta godet ekonominë botërore, çmimi i naftës shkon mbi 100 dollarë
30/03 11:12
Top Channel/ Izraeli bllokon Meshën/ Netanyahu tërhiqet pas reagimeve, lejon ceremoninë në Jeruzalem
30/03 11:00
Top News – Ekonomia globale në rrezik. Çmimet e karburanteve pësojnë rritje të ndjeshme
30/03 10:34