Dy satelitët që do të monitorojnë Shqipërinë janë gati për t’u lëshuar në hapësirë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit, kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook, ndau detajet e para lidhur me teknologjinë më të fundit që i shtohet Shqipërisë.