Zvicra mori një fitore të rëndësishme ndaj irlandës së veriut 2-0 në kualifikueset e botërorit 2022, por ishte fundi i sfidës që bëri shumë zhurmë dhe protagonist në mënyrë të pavullnetshme u bë Xherdan Shaqiri. Gjatë një interviste të dhënë nga futbollisti me origjinë nga Gjilani për RSI në gjuhën italiane, një eksponent i UÇK hyri në fushë dhe i hodhi krahëve të Shaqirit një xhaketë me Logon e organizatës.