Pakistani ka një flotë mikse ajrore me avionë luftarakë amerikanë, sovjetikë dhe kinezë. Por, në konfliktin e rindezur me Indinë, siç pohojnë burime të inteligjencës amerikane, Islamabadi po përdor masivisht avionët e prodhuara nga kompani kineze. Duke cituar burime nga Uashingtonit, Reuters shkruan se avionët luftarakë kinezë J-10 kanë rezultuar të suksesshëm dhe në të paktën dy raste kanë rrëzuar tre avionë luftarakë indianë prodhim francez nga kompania Rafale.