Mëngjesin e së enjtes në portin e Durrësit ka mbërritur për të pestin vit radhazi superjahti A+, një nga më të mëdhenjtë dhe më luksozët në botë. Në pronësi të Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, njëherazi pronari i klubit të famshëm anglez Manchester City, jahti A+ përfaqëson kulmin e luksit dhe teknologjisë detare.