Egnatia dhe Vllaznia u ndanë në paqe në ndeshjen e zhvilluar mes tyre që mbylli javën e 8 të abissnet Superiores. fillimi i sfidës ishte në perfeksion për skuadrën rrogozhinase që gjeti golin e avantazhit që në minutën e 15 me Besir Iseni pas një gjuajtje shumë të bukur të këtij të fundit duke e bërë të pavlefshme përpjekjen e portirerit Zogovic për ta ndalur topin. Goli solli reagimin e Vllaznisë që iu afrua bgolit të barazimit me Jonuzin, topi i gjuajtur nga i cili shkoi në goditje këndi. Në krahiun tjetër Egnatia për pak sa nuk shënoi golin e dytë me pedro Augusto, por që u ndal nga Zogovic.