Sistemi i drejtësisë do të përfitojë 250 milionë euro mbështetje financiare të drejtpërdrejt nga buxheti i qeverisë. Shifra e pasqyruar në relacionin e ligjit u bë publike edhe nga ministri i Financave, Ervin Mete gjatë prezantimit të tij në komisionet parlamentare. Kjo është mbështetja më e lartë financiare për drejtësinë, ose gati 120 milionë euro më shumë se sa viti 2016-të, kur nisi zbatimi i reformës në sistem.