Pilotët ukrainas kanë testuar me sukses avionët luftarakë suedezë Gripen ndërsa Stokholmi po shqyrton ende mundësinë e dërgimit të tyre në Ukrainë, deklaroi ministri i Mbrojtjes I Suedisë, Pål Jonson. Sipas raportit, pilotët ukrainas i janë nënshtruar trajnimit orientues i cili përfshin fluturime në avion, simulatorë dhe udhëzime për personelin tokësor. Jonson tha se rezultatet e trajnimit duhet të ndihmojnë qeverinë suedeze të vendosë për mundësinë e dërgimit të Gripens në Ukrainë.