Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është plagosur lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës. Në një njoftim të policisë thuhet se sulmi ka ndodhur reth orës 23:00 në fshatin Serbovc të komunës së Zveçanit. Sipas policisë, njësitë që ishin në detyrë “janë sulmuar nga persona të armatosur, nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë gri, me targa KM. Si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është plagosur lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në makinën e policisë”.