Ish—ministri grek I financave, Yanis Varoufakis është sulmuar nga një grup njerëzish në dalje të një restoranti në lagjen Exarchia, të Athinës. Një grup prej 5 personash I thanë Varoufakisit se nuk ishte I mirëpritur në Greqi, pasi nënshkroi memorandumin me trojkën, teksa ky I fundit provoi t’I sqarojë, por më kot. Nga sulmi, ish-ministri grek thueu hundën dhe pësoi disa gërvishtje në fytyrë, teksa shkoi në spital I gjakosur, për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai tha se u sulmua nga një grup banditësh të paguar, teksa nuk ngurroi të falënderojë personelin mjekësor, që I dhanë menjëherë ndihmën e nevojshme.