I dërguari i Papa Françeskut në Ukrainë u sulmua me armë të dielën gjatë një misioni për shpërndarjen e ndihmave, ku ndodhej me dy peshkopë të tjerë. Karvani i makinave ku udhëtonte kardinali Konrad Krajeëski u godit nga breshëri të shtënash ndërsa kalonte në Zaporizhzha, por kleriku arriti të largohej në klohë.