Familja mbretërore e Anglisë u mblodh pas shumë kohësh, pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit, për të nderuar ushtarakët e rënë gjatë luftrave. Në ceremoninë e zhvilluar në memorialin në Londër kanë qenë të pranishëm gjithë anëtarët e familjes mbretërore, përveç princit Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle. Sipas informacioneve të medias britanike si një ish-ushtarak Princi Harry, që tashmë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kërkoi që të vihej një kurorë në memorial në emër të tij, por kjo kërkesë u refuzua. Për këtë arsye Harry së bashku me Meghan kanë kryer nëj vizitë në varrezat e ushtarakëve të vrarë në luftë në Los Angeles në SHBA.