Autori i sulmit me armë zjarri në kompaninë e shërbimeve postare FedEx në Indianapolis, duke lënë tetë viktima para se të vriste edhe veten, ka qenë punonjës i saj me një histori sëmundjesh mendore. Lajmi ëhstë konfirmuar nga zyrtarët e policisë, që dhanë edhe detajet e incidentit më të fundit me të shtëna masive në shba. Disa sulme të tilla u raportuan muajin e kaluar, cka edhe rriti presionin tek ligjvënësit për të marrë vendime që do të cojnë në ndaljen e dhunës. Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Kongresi duhet të ndalojë armët e stilit ushtarak dhe ato me sasi të madhe të municionit.