Kryeministri i Bosnjë-Hercegovinës, Nermin Nikshiç ka hedhur poshtë deklaratën e bërë nga Vuçiç më herët për armët e marra nga Tuzla. Ai mohoi se armët e përdorura në sulmin ndaj policisë së Kosovës në Banjskë janë blerë aty, duke i quajtur ato pretendime të rreme nga pala serbe dhe se nuk mund të mbështeten me asnjë provë.