Qindra njerëz u mblodhën në Paris për të shprehur mbështetjen e tyre për popullin palestinez. Me flamunj në duar ata brohoritën duke shprehur vlerësim për luftën e zhvilluar nga palestinezët ndërsa kërkuan ndaljen ofensivës ushgtarake nga ana e izraelit. Tubimi u zhvillua pas shpërthimeve që u regjistruan në një kamp në Rafah ku humbën jetën rreth 45 persona dhe u plagosën 249 të tjerë.