Top News-Sulmi më i madh me dronë i luftës / Rusia shënjestron Ukrainën para telefonatës Trump-Putin
18/05/2025 12:33

Moska e ka përshkallëzuar fushatën e saj të sulmeve vdekjeprurëse me dronë ndaj Ukrainës, me goditjet e fundit që sulmuan Kievin dhe rajonin e Sumit, edhe pse presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se do të flasë me udhëheqësit rus dhe ukrainas në thirrje të ndara telefonike në përpjekje për një armëpushim. Në orët e para të 18 majit, guvernatori i rajonit të Kievit tha se një grua 28-vjeçare u vra dhe një fëmijë 4 vjeç ishte në mesin etë plagosurve gjatë një sulmi me dronë nga Rusia në distriktin Obuhiv, pranë kryeqytetit ukrainas. Një ditë më parë, Ukraina u godit nga një sulm edhe më vdekjeprurës kur një dron rus goditi një minibus që transportonte civilë në rajonin e Sumit pranë kufirit rus, duke vrarë nëntë persona dhe plagosur disa të tjerë, thanë autoritetet ukrainase. Sulmet ndodhën pas bisedimeve direkte për paqe mes Kievit dhe Moskës në Stamboll më 16 maj të cilat nuk prodhuan asnjë përparim, me Ukrainën që akuzoi Rusinë për kërkesa “të papranueshme”. Në bisedimet në Stamboll, negociatorët ranë dakord të shkëmbejnë 1.000 të burgosur nga secila palë në të ardhmen e afërt, por nuk pati asnjë tregues se boshllëqet e mëdha mes Rusisë dhe Ukrainës në çështje si territori dhe armëpushimi ishin ngushtuar. Bisedimet e vetme të mëparshme direkte për paqe dështuan në pranverën e vitit 2022, pasi palët u përplasën për çështje madhore dhe dolën në dritë mizoritë e kryera nga forcat ruse në Bucha, një qytet që ata e braktisën ndërsa tërhiqeshin nga veriu i Ukrainës pasi nuk arritën të pushtonin Kievin. Në ato negociata, Rusia kërkonte një marrëveshje që, sipas analistëve, do të përkthehej në kapitullim të Ukrainës, duke e lënë vendin përgjithmonë neutral me një ushtri të vogël e të pafuqishme, sovranitet të kufizuar dhe pak ose aspak qasje në mbështetjen e sigurisë nga Perëndimi. Llogaritë nga bisedimet e 16 majit tregojnë se kushtet e Moskës kanë ndryshuar pak në tre vjet. Por, Rusia ka zgjeruar kërkesat territoriale, duke kërkuar kontroll mbi katër rajone të tjera përveç Krimesë.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52