Rusia ka akuzuar Ukrainën se të mërkurën ka kryer atë që duket të jetë sulmi më i madh me dronë në tokën ruse qëkur Moska nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës 18 muaj më parë. Nga ky sulm raportohet se u dëmtuan disa aeroplanë luftarakë rusë. Gjashtë rajone ruse u goditën nga sulme me dronë gjatë natës mes 29 dhe 30 gushtit. Dronët goditën një aeroport në rajonin perëndimor të Rusisë, Pskov, pranë kufirit me Estoninë dhe Letoninë, dhe e shkaktuan një zjarr masiv, njoftuan mediat lokale