Top News – Sulmi me bombë në Stamboll / Bullgaria akuzon pesë persona, ndihmuan autorin
20/11/2022 18:38
Autoritetet bullgare kanë akuzuar pesë persona për dhënien e ndihmës për njërin prej të dyshuarve që kreu sulmin e fundjavës së kaluar në qendër të Stambollit. Nga ky sulm në Sheshin Taksim u vranë gjashtë persona dhe u plagosën 81 të tjerë.