Pas hiroshimës, është radha e nagasakit të shënojë 75-vjetorin e sulmit me bombë atomike nga SHBA-ja. Në ceremonitë e organizuara me këtë rast, iu bë thirrje liderëve që të bëjnë më shumë në ndalimin e armëve bërthamore. Në orën 11:02 – në kohën e saktë kur bomba atomike u hodh mbi këtë qytet – të mbijetuarit dhe pjesëmarrësit e tjerë mbajtën një minutë heshtje për të nderuar mbi 7,000 viktimat. Bombardimi i 9 gushtit të vitit 1945, erdhi tri ditë pasi Shtetet e Bashkuara hodhën bombën e parë atomike në Hiroshima – sulmin e parë në botë me një armë bërthamore. Nga sulmi në Hiroshima u vranë 140,000 persona.