Kina i mohoi akuzat se ka kryer një sulm të madh kibernetik kundër gjigantit amerikan të teknologjisë, Microsoft. Të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore akuzuan Kinën për piraterimin e Microsoft-it - një platformë e njohur e postës elektronike, që përdoret nga ndërmarrjet në të gjithë botën. Ato thanë se sulmi ishte pjesë e një sjelljeje “të pamatur” që kërcënon sigurinë globale. Kina tha se i kundërshton të gjitha format e krimit kibernetik, ndërsa pretendimet e vendeve perëndimore tha se janë “të trilluara”.