16 persona janë vrarë, mes tyre disa civilë dhe 25 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve ajrore të kryera nga shba mbi shënjestrat pro iranit në Irak, tha kryeministri i vendit, Mohamed shia al sudani të shtunën. Në një deklaratë, kryeministria dënoi sulmet duke i quajtur ato një agresion të ri kundër sovranitetit të irakut dhe mohoi zërat se ato ishin kryer në koordinim me qeverinë e bagdadit. Prania e koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA është bërë shkak për kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Irak dhe një justifikim për përfshirjen e Irakut në konfliktet rajonale dhe ndërkombëtare”, shtohej në deklaratë.