Ukraina do të fillojë evakuimin e qytetarëve të saj nga Izraeli. Kështu u shpreh ambasadori i Ukrainës në Izrael, Yevhen Korniychuk në televizionin kombëtar ukrainas, duke shtuar se mbi një mijë njerëz kanë aplikuar për ndihmë në zyrën e ambasadës që prej sulmit të 7 tetorit.