Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kancelari gjerman Olaf Scholz do të takohen të premten. Lajmi është bërë publik nga një zëdhënës i qeverisë gjermane, sipas të cilit dy liderët do të zhvillojnë takim në Frankfurt, dhe do të udhëhiqet nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin. Sipas medias gjermanë Der Spiegel, presidenti Zelensky do të marrë pjesë në takimin e mbështetësve të Kievit, ku përfshihen edhe Shtetet e Bashkuara, që do të mbahet në bazën ajrore amerikane.