Forcat Ajrore të Ukrainës përdorën avionë F-16 si pjesë e mbrojtjes së saj kundër sulmit masiv me raketa dhe dronë të Rusisë, konfirmoi Presidenti Volodymyr Zelensky gjatë një konference për shtyp. Rusia shënjestroi 15 nga 24 rajonet e Ukrainës më 26 gusht, duke lëshuar mbi 200 raketa dhe dronË si pjesë e sulmit ajror më të madh ndonjëherë kundër Ukrainës.