Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike raporton të paktën 7 incidente kibernetike në vend të njoftuar nga operatorët vendas, institucione partnere apo palë të treta gjatë vitit të shkuar. Këto incidente janë të natyrave të ndryshme dhe në disa raste bllokimi është bërë teksa kishte shfaqur komplikime në rrjetet e përfshira e në të tjera ndërhyrja është bërë para prekjes së infrastrukturave.