Pak orë pasi diplomatët iranianë u larguan nga Tirana, pas ultimatuimit të vendosur nga qeveria e Shqipërisë, NATO ka konfirmuar zyrtarisht mbështetjen ndaj vendit tone. Kreu i NATO, Jens Stoltenberg shkruan me anë të një postimi në rrjetet sociale, se ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje për Shqipërinë e cila sipas tij është përballur me aktivitete keqdashëse kibernetike për destabilizimin e vendit. “Dënoj fuqishëm sulmin e fundit kibernetik ndaj #Shqipërisë, të cilin Tirana dhe aleatët e tjerë ia atribuojnë Iranit. #NATO dhe ekspertët e Aleatëve po ofrojnë mbështetje. NATO është e përkushtuar të vazhdojë të rrisë rojet tona: për të penguar, mbrojtur kundër kërcënimeve kibernetike.” shkruan Stoltenberg. Në një deklaratë zyrtare, NATO thekson edhe se Shqipëria ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.