Top News – Sulme bërthamore mbi Korenë e Jugut /Koreja e Veriut përgatit skenarin, simulon pushtimin
31/08/2023 12:16

Koreja e Veriut tha të enjten se ka simuluar sulme bërthamore ndaj Koresë së Jugut dhe se po bën stërvitje për një skenar pushtimi të fqinjit rival, në rast të një konflikti në Gadishullin Korean. Peniani ka testuar në të kaluarën raketat bërthamore dhe ka shpjeguar sesi do t’i përdorte ato në një luftë të mundshme me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Por, ajo e ritheksoi doktrinën e vet agresive bërthamore për t’i frikësuar kundërshtarët duke i zbuluar planet e hollësishme për luftë, duke përshkallëzuar protestën kundër stërvitjeve të vazhdueshme mes Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat i vlerëson si kërcënim serioz ndaj sigurisë, thonë vëzhguesit. Ushtria e Koresë së Veriut tha se lëshoi dy raketa taktike balistike nga kryeqyteti të mërkurën mbrëma, për të praktikuar “sulme që djegin tokën” në qendrat e mëdha të komandës dhe aeroportet e Koresë së Jugut, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, Kimi ka bërë përpjekje të mëdha për ta rritur arsenalin e vet bërthamor dhe për të krijuar sisteme të armëve të sofistikuara. Koreja e Veriut tha se testimet e saj raketore ishin përgjigje ndaj bombarduesve amerikanë B-1B që fluturuan në një stërvitjeje të përbashkët ajrore me Korenë e Jugut të mërkurën në mëngjes. “[Stërvitjet ajrore] janë kërcënim serioz për [Korenë e Veriut], pasi janë pjesë e skenarit për një sulm bërthamor ndaj Koresë së Veriut”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Veriut. “Ushtria e vendit tonë nuk do t’i injorojë asnjëherë veprimet e vrazhda të forcave amerikane dhe gangsterëve ushtarakë të Koresë së Jugut”. Sipas vlerësimeve të Koresë së Jugut dhe Japonisë, raketat me rreze të shkurtër veprimi udhëtuan në një distancë prej 360-400 kilometra në lartësi maksimale prej 50 kilometrash mbi sipërfaqen e detit, para se të binin në ujërat mes Gadishullit Korean dhe Japonisë.

Top News – SHBA i kërkon lëshime vetëm Ukrainës / Zelenski nën presionin e Trump: Po Rusia…
15/02 13:07
Top News – ‘Luftëtarët’ e Interpolit kundër kriminelëve kibernetikë: Kanë kthyer IA në armë
15/02 12:59
Top News – Armiku ynë është BE jo Rusia! Orban para votimit: Ja kërcënimi i vërtetë i Hungarisë
15/02 12:50
Top News – Nëndetëset bërthamore të Australisë / 2.7 miliardë dollarë, kantier i ri ndërtimi
15/02 12:41
Top News – SHBA është ‘fëmija i Evropës’ / Rubio shfaqet si një ‘mik kritik’ ndaj aleatëve
15/02 12:25
Top News – Rubio vjen në Evropën Lindore / Forcon lidhjet me udhëheqësit pro Trumpit
15/02 11:54
Top News – ‘Kina është kërcënimi i vërtetë!’ / Tajvani paralajmëron botën: Shkel parimet e OKB-së
15/02 11:44
Top News – SHBA do të sulmojë Iranin / Ushtria amerikane përgatitet për luftë disajavore
15/02 11:32
Top News – Aleatët evropianë-Navalni u helmua / U vra me një toksinë, Rusia hedh poshtë pretendimet
15/02 11:26
Top News – SHBA, ‘lakun në fyt’ Ukrainës / Rubio paralajmëron ‘lëshime të vështira’
15/02 11:14
Top Channel/ Trump nuk heq dorë për Groenlandën/ Frederiksen: Situatë e njëjtë, ishulli nuk shitet
15/02 11:02
Top Channel/ BE distancohet nga Bordi i Paqes/ Urusla Von der Leyen refuzon takimin inaugurues
15/02 10:39
Top Channel/Meloni kundër Merz për SHBA/”Nuk pajtohem me kritikat e kancelarit për politikat e SHBA”
15/02 10:36
Top News – Kina zëvendëson njerëzit me robotë. Zgjidhja ‘teknologjike’ për rënien e popullsisë
15/02 09:32
Top Channel/ Zelensky shpërthen ndaj Putin në Konferencën e Mynihut: Skllav lufte
14/02 22:47
Top News – Koloneli grek spiun i Kinës. Dyshohet se furnizoi Pekinin me sekretet e NATO-s
14/02 20:00
Top News – Navalny u helmua me helm bretkose. Taktika e Kremlinit për të eliminuar rivalin e Putinit
14/02 19:30
Top Channel/ “Navalny u vra nga Rusia”! Zbulimi tronditës nga Anglia dhe 4 vende të BE
14/02 19:21
Top News – ‘Do rrëzojmë Papa Françeskun’. Plani i ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë me Epstein
14/02 16:24
Top News – Ombrella bërthamore evropiane. Dritë jeshile nga Franca dhe Gjermania, afrohet dhe Anglia
14/02 16:23
DIGITALB DIGITALB