Të paktën 37 besimtarë janë vrarë dhe rreth 150 të tjerë janë plagosur në një sulm kamikaz brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit. Dëshmitarët okularë thonë se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë ndërkohë që besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë.