Të paktën 50 persona janë vrarë dhe shumë gra e fëmijë janë rrëmbyer nga persona të armatosur në një fshat në shtetin Zamfara, në veriperëndim të Nigerisë. Ngjarja është bërë e ditur nga një anëtar i parlamentit për Reuters. Zyrtari tha se personat e armatosur sulmuan fshatin Tungan Dutse, duke i vënë flakën ndërtesave dhe duke qëlluar mbi banorët që po përpiqeshin të largoheshin.