Shtatë persona u vranë në një sulm në një xhami në provincën Herat të Afganistanit mbrëmjen e të hënës. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane tha se "një person i panjohur, i armatosur, qëlloi mbi besimtarët në një xhami" në rajonin Guzara të provincës së Heratit, të hënën rreth orës 21:00.