Një person i armatosur ka hapur zjarr brenda një zyre rekrutimi ushtarak në Rusi, në qytetin lindor të Irkutskut duke lënë krye-rekrutuesin në gjendje kritike për jetën. Imazhet dramatike fiksojnë momentin kur burri i drejtohet rekrutuesit që qëndronte në një skenë, para rektutëve të rinj, dhe që qëllon me një plumb të vetëm duke thirrur: Askush nuk do të shkojë në luftë!.