Një mësues është vrarë dhe dy persona të tjerë janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një shkollë në Francë – thanë zyrtarët. Ministri i brendshëm Gerald Darmanin, tha se sulmi ndodhi në shkollën e mesme Gambetta, në qytetin verior Arras. Zyrtarët lokalë thanë se autori ishte arrestuar. Ai kishte thirrur ‘Allahu Akbar’, ose ‘Zoti është i Madh’, gjatë sulmit – tha policia. Agresori besohet se është rreth të 20-tave. Mediat franceze kanë raportuar se edhe vëllai i autorit të sulmit është ndaluar nga policia.