Tre ushtarë amerikanë janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur në një sulm me dron në Jordani, raporton BBC. Komanda Qendrore e SHBA tha se sulmi ndodhi në një bazë në Jordaninë verilindore, pranë kufirit me Sirinë. Presidenti amerikan, Joe Biden tha se sulmi u krye nga “grupe militante radikale të mbështetura nga Irani”.