Top News – Sulm mbi anijen izraelite/ Ministri i mbrojtjes-Irani qëndron pas shpërthimit
28/02/2021 12:56

Liderët politikë dhe ata të mbrojtjes së Izraelit pritet të takohen të dielën për të biseduar lidhur me përgjigjen ndaj sulmit, që sipas ministrit izraelit të Mbrojtjes “me gjasë” është kryer nga Irani kundër një anijeje kargo të Izraelit në Gjirin e Omanit. Televizioni shtetëror Kan citoi një zyrtar izraelit të ketë thënë se Irani ka kaluar “vijën e kuqe” lidhur me shpërthimin e 25 shkurtit, në anijen MV Helios Ray. Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz ka thënë se me gjasë Irani qëndron prapa shpërthimit në anijen izraelite, e cila ishte duke lundruar nga porti saudit i Dammamit për në Singapor. “Vendndodhja e anijesh është në afërsi të Iranit dhe besohet se Irani është përgjegjës, por kjo gjë duhet të verifikohet”, tha ai për televizionin Kan. Zyrtarët iranianë ende nuk janë përgjigjur për këto akuza. Autoritetet izraelite thanë se do të shkojnë në Dubai për të hetuar incidentin. Irani e ka fajësuar Izraelin për vrasjen e një shkencëtari bërthamor në muajin nëntor të vitit të kaluar dhe është zotuar se do të hakmerret. Ministri Gantz ka thënë se është e ditur se Irani ka për synim që të sulmojë caqet izraelite.Nga shpërthimi në këtë anije nuk ka pasur viktima, por ka pasur dëme materiale. Shpërthimi ndodhi pothuajse në të njëjtën kohë kur Shtetet e Bashkuar më 25 shkurt sulmuan në Sirinë lindore grupet e milicive që mbështeten nga Irani.

Top News – Greqi, flakët zbresin në Patra. Djegin shtëpi dhe qindra makina në parkingun e doganës
13/08 17:30
Top Channel/ Nuk ka mbetur më asgjë, zjarri shkrumbon banesën në Skënderbegas
13/08 17:13
Top Channel/ Flakët që nisën në Delvinë tashmë përhapen në Gjirokastër, kërcënim serioz fshatrat
13/08 17:12
Top News – Skënderbegasi tokë e djegur pas flakëve, shtëpi e bagëti të shkrumbuara
13/08 16:51
Top News – Flakët përpijnë malin. Evakuohet fshati në Delvinë, zjarri drejt Lazaratit
13/08 16:37
Top Channel/ Pamje nga shtëpitë qe digjen ne Skënderbegas, flakët gjigante rrethojnë banesën
13/08 16:21
Top Channel/ ‘Erdhi flaka i dëgjoni fishekët’,zjarrfikësve në Skënderbegas u afrohet zjarri: Ikim…
13/08 15:54
Top Channel/ Delvinë, riaktivizohet zjarri! Dhjetë të asfiksuar nga tymi, mungon energjia elektrike
13/08 15:52
Top Channel/Gramsh, 8 fshatra të djegur! Luftë me flakët në Nartë që zjarri të mos kalojnë në Cërrik
13/08 15:48
Top Channel/ Meta mbetet në qeli! GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-presidentit
13/08 15:36
Top Channel/ Kosovë, 23 të arrestuar për zjarre! Gjithsej janë regjistruar 193 raste
13/08 15:35
Top Channel/ Avionët zjarrfikës, reagon Rama: Po fqinjët tanë që po përcëllohen keq, mos u mungon…
13/08 15:29
Top Channel/ Lot dhe refuzim për evakuim! Situatë dramatike në disa zona të Delvinës
13/08 15:27
Top Channel/ Shqipëria në luftë me zjarret! 39 shtëpi të djegura në Gramsh, Narta në rrezik
13/08 15:25
Top News – ‘Pse nuk blen avionë zjarrfikës’. Rama: Greqia i ka, por prap po digjet…
13/08 15:15
Top Channel/Pamje apokaliptike në Delvinë, banorët ‘ngujohen’ në banesa,kërkojnë ndihmë me lot në sy
13/08 15:02
Top News- Padia e Lapajt ndaj KAS dhe KQZ/ Shtyhet seanca në Kolegj Zgjedhor, mungojnë avokatët
13/08 14:59
Top Channel/ Mbytet 70-vjeçari në Vlorë, dyshohet se po pushonte në Plazhin e Vjetër
13/08 14:57
Top Channel/ Nënkryetari i bashkisë së Delvinës përfundon në spital nga asfikësia, pamje
13/08 14:49
Top Channel/ “Po më digjen shtëpitë e vëllezërve”, banorja futet mes flakëve në Delvinë
13/08 14:42