Të paktën nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të sigurisë në Pakistanin veriperëndimor. Sulmi u krye nga një kamikaz që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit. “Ushtria është e përkushtuar për eliminimin e terrorizmit", thuhet në komunikatë. Sulmi ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhëa, pranë Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin.