Top News – Suedia, asnjë pengesë për në NATO/ Pas Turqisë, hapet dhe Hungaria, mbështet anëtarësimin
11/07/2023 13:42

Ratifikimi i aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO nga ana e Hungarisë është tani “vetëm çështje teknike”, tha të martën ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto, pasi Turqia ra dakord të lejojë shtetin nordik që të bashkohet me aleancën ushtarake. Të hënën, Turqia pranoi që të lejojë Suedinë që t’i bashkohet NATO-s, duke u mundësuar aleatëve që të shfaqin unitetin e tyre, në një samit që i kushtohet kryesisht forcimit të mbështetjes për Ukrainën përballë pushtimit të Rusisë. Hungaria dhe Turqia janë anëtarët e fundit të NATO-s që nuk e kanë ratifikuar ende pranimin e Suedisë në aleancë. Parlamenti i Hungarisë e ka përfunduar këtë sesion parlamentar dhe është në pushimet e verës, por mund të thirret një mbledhje e re në ditët në vijim për të vazhduar me votimin. Kryeministri Viktor Orban përsëriti të premten e kaluar se Budapesti mbështet aplikimin e Suedisë. "Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm si me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s ashtu edhe me Turqinë", tha ai. "Nëse shohim se kemi diçka për të bërë, do ta bëjmë. Hungaria nuk njihet për zvarritje nëse duhet të marrim një vendim", tha ai. Bllokimi i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në ofertën e anëtarësimit të Suedisë kishte hedhur një re mbi përgatitjet për samitin e NATO-s të së martës, por vendet i zgjidhën dallimet e tyre në bisedimet e orëve të vona në Vilnius.

Top Channel/ Trump: Sulmojmë centralet e Iranit, nëse s’ka marrëveshje
30/03 23:01
Top News- Gjermania largon emigrantët, Merz: Do të kthehen në shtëpi brenda 3 viteve
30/03 23:00
Top Channel/ Tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Rubio paralajmëron Iranin: Nuk do e kontrolloni
30/03 23:00
Top News- Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa, SHBA gati për sulm/ Kush janë objektivat
30/03 22:50
Top News- Zelensky “plas bombën”: Aleatët po na kërkojnë të zvogëlojmë sulmet ndaj Rusisë
30/03 22:49
Top Channel/ Sulm amerikano-izraelit në një jetimore pranë Teheranit, dy të vrarë e pesë të plagosur
30/03 21:47
Top Channel/ Irani, tjetër raketë ndaj Turqisë, kërcënon Ankaraja: Do përgjigjemi pa hezitim
30/03 20:04
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Do ju hedhim në erë, nëse bllokoni marrëveshjen!
30/03 15:21
Top News – Bllokada ekonomike nga SHBA. Rusia në krah të Kubës, i dërgon 100 mijë tonë naftë
30/03 14:25
Top Channel/ Vritet kreu i marinës iranian, Izraeli godet bllokuesin e Ngushticës së Hormuzit
30/03 14:15
Top Channel/ Dronët në treg, lufta me Iranin hap tregun për teknologjinë ushtarake të Ukrainës
30/03 14:13
Top Channel/ Spanja mbyll hapësirën ajrore, ndalohet kalimi i avionëve amerikanë që nisen për luftë
30/03 14:13
Top News – Irani nuk pranon kërkesat e Trump. Teherani rrëzon planin e paqes-Vazhdojmë me luftën!
30/03 13:32
Top Channel/ AI jep këshilla të gabuara, studimi: Chatbot-et përkëdhelin përdoruesit dhe…
30/03 12:17
Top News – Irani prezanton planin. Haraç për Hormuzin, asnjë anije nuk do kalojë pa paguar
30/03 12:09
Top News – Spanja mbyll qiellin. Madridi distancohet nga ofensiva SHBA-Izrael
30/03 12:02
Top Channel/ Miratohet buxheti i luftës, Izraeli rrit ndjeshëm shpenzimet, shmang zgjedhjet
30/03 11:51
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin, SHBA shqyrton marrjen e ishullit Kharg, nafta…
30/03 11:51
Top Channel/ SHBA presion Tajvanit, senatorët kërkojnë rritje të buxhetit ushtarak
30/03 11:50
Top News – Teherani pranon vrasjen e Tangsirit. Zotohet për hakmarrje – Do shkatërrojmë armikun
30/03 11:50