Një shtetas sudanez është arrestuar në Korçë pasi ka ndihmuar dy emigrantë të futeshin ilegalisht në Shqipëri. Policia e Korcës bën me dije se shtetasi M. S., 25 vjeç, banues në Darfur, Sudan në bashkëpunim me persona të tjerë të cilët dyshohet se ndodhen në Greqi futi 2 emigrantë ilegalisht në vend, përmes kufirit të gjelbër në zonën e Devollit, me qëllim destinacionin në një nga vendet e BE-së