Rritja e pagës minimale vendos në vështirësi biznesin privat, i cili pritet të ketë një kosto të shtuar për pagat e punonjësve. Kryeministri Rama deklaroi se do të subvencionohet diferenca e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, jo vetëm për t’u ardhur në ndihmë bizneseve por edhe për të mos cenuar skemën e pensioneve.