Presidenti i barcelonës, Josep Maria Bartomeu frenon në mënyrë të njëanshme për momentin kalimin e Luis Suarez te Atletico Madrid. Kreu i klubit katalanas në castet e fundit vendosi të përfshijë Atletico madrid në listën e klubeve të elitës të ndaluara për transferimin e uruguajanit në akordin që barcelona arriti me futbollistin për zgjidhjen e kontratës mes tyre.