Stuhia Daniel është më e rënda që ka goditur Greqinë, që nga viti 1930 kur kanë filluar matjet e meteorologëve grekë, teksa autoritet kanë konfirmuar tashmë zyrtarisht se 10 persona kanë humbur jetën dhe të paktën katër të tjerë rezultojën ët zhdukur. Greqia qendrore ishte më e prekura nga stuhia, me Volosin që u bë e piqendër e ditëve të para, teksa më pas edhe qytete të tjera të rajonit të Thesalisë u përballën me reshje rekord, erëra të forta dhe përmbytje, me ujin që arriti deri në nivelin e tre metrave lartësi.