Një stuhi e fortë tropikale, e quajtur Ruby, ka shkaktuar dëme materiale dhe ndërprerje të energjisë dhe qarkullimit të martën në kaledoninë e re, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Stuhia goditi që mëngjesin e të martës, në veri të territorit. Era sipas ekspertëve kapi shpejtësinë e 185 km në orë dhe shirat e rrëmbyeshëm kanë derdhur në disa zona 200-250 mm reshje.