Top News/ Stuhi të frikshme, 10 viktima / Çatitë ‘shkulen’, pemët rrëzohen në Australi
27/12/2023 11:29

Dhjetë persona humbën jetën në Australi pasi stuhitë e forta goditën pjesën lindore të vendit gjatë festave të Krishtlindjeve, thanë autoritetet të mërkurën. Dhjetëra mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike. Moti i egër goditi shtetet e Viktorias, Uellsit të Ri Jugor dhe Kuinsland më 25 dhe 26 dhjetor duke sjellë breshër dhe shira të rrëmbyeshëm. Si pasojë e erërave të forta shpërthyen çatitë dhe u rrëzuan pemët në disa nga zonat më të prekura. Më shumë se 90.000 familje janë ende pa energji elektrike. Një jaht me 11 njerëz në bord u përmbys pranë Green Island në gjirin Moreton gjatë stuhisë dhe tre burra mbetën të vdekur, u tha gazetarëve shefja e Policisë së Kuinsland, Katarina Carrol. Dy gra u gjetën të vdekura pranë qytetit Gympie që është rreth 180 kilometra në veri të kryeqytetit të shtetit të Brisbane, tha policia. Një vajzë nëntë vjeçare u gjet e vdekur pasi u zhduk në një kanal kanalizimesh në jug të shtetit. Autoritetet paralajmëruan se lumenjtë dhe përrenjtë me rritje të shpejtë mund të shpërthejnë duke përmbytur kampet, të cilat zakonisht mbushen me njerëz gjatë javëve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Top News-‘Deklaratë lufte kundër Hungarisë’/ Orban kritikon BE për planin e Ukrainës për anëtarësim
11/02 17:01
Top News – NATO ‘merr në dorë’ Grenlandën / Forcon praninë, fillon misioni ‘Arctic Sentry’
11/02 16:13
Top News – ‘Nuk më pëlqeu si më foli në telefon’. Trump rriti tarifat për Zvicrën për ‘hatërmbetje’
11/02 16:13
Top News – Aeroplanmbajtësja e dytë drejt Iranit / Trump kërcënon Mullahët: Armata është nisur
11/02 16:12
Top News – ‘Raketat ruse përballë Grenlandës…’ / Lavrov: Masa ushtarake nëse ishulli militarizohet
11/02 16:11
Top Channel/ “Dënimi, padrejtësi historike”! Reagimi i fortë i avokatit të Thaçit në Hagë
11/02 15:09
Top News – Vritet babai me tre fëmijët e tij / Shpëton vetëm nëna shtatzënë, Rusia sulmon Ukrainën
11/02 14:41
Top News – Avioni përfundon në oqean…Ulje emergjence, 55 personat në bord të palënduar
11/02 14:35
Top News – Përvëlohet Hemisfera Jugore / Nxehtësi rekord dhe zjarre të tërbuara gjatë janarit
11/02 14:32
Top Channel/ Sot përballja me Erdogan, Mitsotakis shkon me 10 ministra!
11/02 14:23
Top News – Programi i raketave nuk preket / Irani nuk pranon të negociojë: Janë vijë e kuqe
11/02 14:18
Top News – Rivaliteti ekonomik me SHBA e Kinën / Udhëheqësit e BE-së mblidhen në kështjellën belge
11/02 14:16
Top Channel/ “Myslimanët janë armiqtë tanë”: Dodik paditet për nxitje të urrejtjes!
11/02 12:44
Top News- Vdes ëndrra e avionit luftarak evropian / Thellohet ndarja franko-gjermane, 9 vite projekt
11/02 11:55
Top News-Kampet paramilitare ruse në Ballkan/Tensionet në Moldavi, Serbia e Bosnja vazhdojnë hetimet
11/02 11:55
Top News – Evropa bëhet superfuqi ushtarake / ‘Të mbijetojë pa SHBA-në, të mësojë të mbrojë veten’
11/02 11:54
Top Channel/ Trump takohet me Netanyahun, fokusi Irani: “Është kërcënim për Izraelin”!
11/02 11:51
Top Channel/ Diaspora “mësyn” Hagën: Njerëzit mblidhen përpara Speciales për Hashim Thaçin!
11/02 11:50
Top News- Nëndetëset ruse ‘pushtojnë’ Atlantikun / Arktiku nën kërcënim, Britania, trupa në Norvegji
11/02 11:40
Top News – Një ushtri evropiane me 100 mijë trupa / Shefi i mbrojtjes së BE në një ‘turne raketash’
11/02 11:38
DIGITALB DIGITALB