Toka ka rezultuar tashmë unike në aftësinë e saj për të krijuar kushte jetese në univers dhe shpesh herë dëgjohet pyetja, a jemi me të vërtetë vetëm? Ndoshta jo. Shkencëtarët kanë përllogaritur se mund të ketë, një minimum prej 36 civilizimesh aktive, inteligjente, komunikuese në galaksinë tonë, rruga e qumështit, sipas një studimi të ri. Sidoqoftë, për shkak të kohës dhe distancës, ne mund të mos e mësojmë kurrë nëse ata ekzistojnë apo kanë ekzistuar ndonjëherë. Studimi u botua të hënën në revistën The Astrophysical. Përllogaritje të mëparshme në të njëjtën linjë, janë bazuar në ekuacionin e astronomit dhe astrofizikantit Frank Drake, të vitit 1961.