Rritja e çmimeve të karburanteve i ka dhënë një tjetër vëmendje përdorimit të makinave elektrike. Në Shqipëri numri i mjeteve të tilla mbetet ende i kufizuar dhe stimuli që është dhënë është ai i heqjes së disa tarifave nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor që shkon në një vlerë 7500 lekë si dhe ulja e TVSH-së nga 20 në 6 për qind, por këto masa kanë një efekt të pamatur.